15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Turistia ukrainase shpëtohet në Sarandë pasi ngeci nën shkëmbinj nga dallgët e mëdha

Një turiste ukrainase mbeti e bllokuar nën disa shkëmbinj në plazhin e Pasqyrave në Sarandë për shkak të dallgëve të forta. Ajo kishte hyrë për të notuar dhe, për shkak të motit të keq, nuk po mundej të kthehej më në breg. Ishte bashkëshorti i saj që njoftoi policinë për ndihmë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë u nisën drejt vendit të ngjarjes. Ata arritën të shpëtonin turisten, e cila kishte mbetur e bllokuar në disa shkëmbinj dhe nuk mund të notonte për të dalë në breg për shkak të dallgëve.

Policia e lokalizoi dhe ndihmoi turisten ukrainase, e cila fatmirësisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo dhe bashkëshorti i saj falënderuan policinë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare u bëri thirrje pushuesve që të jenë të kujdesshëm në kushte të motit të keq dhe të shmangin rreziqet e panevojshme, ndërsa apeluan për vëmendje të veçantë nga drejtuesit e mjeteve lundruese për të garantuar sigurinë e të gjithëve. Në rast nevoje, qytetarët ftohen të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 për ndihmë të menjëhershme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...