20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Stresi reagon sërish nga arratia, ja kujt i kërkon falje

Stresi, reperi i njohur shqiptar, vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet e Kosovës për incidentin në Pejë. Sot ai ka postuar dy shkrime të gjatë në rrjetet sociale, ku i drejtohet prindërve të tij dhe personave që kanë pasur një rol në situatën e tij të tanishme.

Në një mesazh, ai kërkon falje nga prindërit e tij për situatën në të cilën ndodhet, duke theksuar përpjekjet dhe sfidat që ka kaluar në jetë. Ai shpreh pakënaqësinë për ata që, sipas tij, e kanë ofenduar dhe shkelur mbi emrin e tij, duke theksuar se ata janë njerëz ziliqarë dhe të poshtër.

“Jetove si kral pa të hy therra në këmbë. Kalove mijëra sfida në jetë dhe prap ja ku je. Dosja Xhungell. Ghost Daddy. Mbylle hasmëri, kudo nga jugu në veri ndihmove. Dhe sot ata që shkelin mbi emrin tënd dhe të ofendojnë ty sepse je babai im. A e din pse? Sepse ata s’patën kurrë një baba sic e kam unë dhe njerëzit ziliqarë, janë njerëzit më të poshtër në planet. Por të premtoj se vetë zoti i madh ka me i vënë në dorë sepse s’janë burra. Po janë… dhe nuk jam brezi jot po është koha e gabume dhe brezi më i dhjerë i shqiptarëve”, shkruan ai.

Në një tjetër mesazh, ai flet për nënën e tij, duke kërkuar falje për çdo shqetësim që i ka shkaktuar dhe duke theksuar se ajo ka bërë gjithçka për të dhe për miqtë e tij. Ai bën thirrje për respekt ndaj familjes dhe i këshillon të tjerët të mos i sulmojnë ata që janë të pafajshëm, por të përballen personalisht me individët që ndihen të prekur.

“Ndërsa për ty nëna ime të kërkoj 100 herë falje, 1000 herë më fal që ti u përkujdese për ta si për mua, më fal që u lave brekët me mut shokëve të mi, më fal që edhe gatove bukë për ta, i hekurose. Saherë mërzitesha prej tyre që të shanin në mënyrën më c’njerëzore me thoje, u kam lënë allahun djali jem, ai e di më së miri.

I bëj apel të gjithëve TikTok-erave Instagram-sa a ca jeni ju: në qofshi burra e keni dalë në këtë jetë prej një femre mos prekni në familje por në qofshi burra merruni personalisht me atë njeri. Cfarë faji ka familja. Zoti ja u bekoftë familjen të gjithëve”, shkruan ai.

Mesazhet e Stresit janë një përpjekje për të shpjeguar dhe kërkuar ndihmë në një kohë të vështirë, ndërsa ai vazhdon të kërkohet nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...