11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Koncesionet: Gangrena e buxhetit të Shtetit Shqiptar

Koncesionet vijojnë të mbeten një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit, duke qenë një pikë e nxehtë për debat dhe shqetësim. Pavarësisht rezervave të shumta të shprehura nga ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që qeveria të tregohet më e kujdesshme me Partneritetet Publiko-Private (PPP), qeveria shqiptare ka vazhduar me intensitet të lartë në këtë drejtim. Çdo rrugë, shërbim shëndetësor dhe investim tjetër po jepet me PPP, pavarësisht kritikave.

Sipas planit vjetor të buxhetit të vitit 2024, fondet buxhetore të planifikuara për mbështetjen nga buxheti i shtetit për kontratat koncesionare/PPP arrijnë në një total prej rreth 14.15 miliardë lekësh. Nga këto, rreth 5.89 miliardë lekë janë të destinuara për investime, ndërsa rreth 8.26 miliardë lekë për shpenzime korente.

Në një analizë të posaçme të Ministrisë së Financave mbi zbatimin e buxhetit për vitin 2024, u vlerësua se pagesat e planifikuara për këtë vit janë rreth 1.49 miliardë lekë më të larta se ato të vitit 2023, ose 11.8% më shumë. Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i pagesave më të larta për kontratat për “Përmirësimin, Ndërtimin, Operimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit” dhe “Përmirësimin, Ndërtimin, Operimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”.

Një tjetër rritje e konsiderueshme në planin e pagesave për vitin 2024 ka të bëjë me kontratën për “Ndërtimin e Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”. Inceneratori i Tiranës, një projekt që aktualisht është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet këtë vit me 1.27 miliardë lekë, ose 20% më shumë se në vitin 2023.

Ministria e Financave raportoi se gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2024, pagesat faktike për kontratat koncesionare arritën në rreth 4.65 miliardë lekë, ose 32.9% të pagesave të planifikuara për të gjithë vitin. Kjo përfaqëson një rritje prej 705.8 milionë lekësh ose 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Rritja kryesore e pagesave lidhet me kontratat për “Përmirësimin, Ndërtimin, Operimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit” dhe “Përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës (Loti 1 dhe Loti 4)”.

Sipas Nenit 4/2 të Ligjit Organik të Buxhetit, pagesat vjetore që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme (NJQP) për kontratat PPP nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Për vitin 2024, ky kufi përllogaritet në rreth 29.9 miliardë lekë. Plani i pagesave për kontratat koncesionare me PPP përbën 2.36% të totalit të të ardhurave tatimore të vitit 2023, duke respektuar rregullin fiskal.

Megjithatë, një numër i madh kontratash koncesionare me mbështetje buxhetore janë aktualisht nën hetim nga SPAK për kosto të larta dhe shkelje të rregullave dhe ligjeve, duke shtuar edhe më shumë peshën mbi buxhetin e shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...