10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Bardhi: Mocioni për mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese brenda javës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se brenda javës që vjen do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese mocioni për mandatin e ministres Olta Xhaçka. Bardhi ka theksuar se ky mocion duhet të shqyrtohet në themel nga Gjykata Kushtetuese.

Në një mbledhje të Këshillit të Legjislacionit, Bardhi përgëzoi mazhorancën për reflektimin e tyre mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur këtë një hap pozitiv. Ai nënvizoi se Gjykata Kushtetuese, me vendimin 55 të vitit 2024, ka konstatuar se mazhoranca kishte sfiduar fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

“GJK në vendimin 55 të vitit 2024 ka konstatuar se një mazhorancë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të GJK. Në rastin konkret, me vendimin 1 të vitit 2023, GJK ka dhënë një vendim identik, por me një vendimmarrje politike të paprecedentë në historinë e Kuvendit, ju shpallët pavarësinë ndaj vendimeve të GJK,” tha Bardhi.

Ai e kritikoi mazhorancën për shpalljen e pavarësisë ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe e quajti këtë një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Bardhi theksoi se ky çështje ka nisur diskutimin në qershor 2022 dhe është vonuar më shumë se dy vite për të zbatuar një dispozitë të Kuvendit.

“Kolegia juaj është kapur në flagrancë për përfitimin e pasurive publike. Kjo përben një shkelje të rëndë të Kushtetutës që duhet të shqyrtohet në themel nga GJK,”
shtoi ai.

Bardhi i kërkoi mazhorancës që të votojë pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të dorëzojë brenda javës që vjen mocionin për mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim të plotë të çështjes dhe për të vlerësuar nëse është në papajtueshmëri me Kushtetutën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...