8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Euro arrin nivelin më të ulët historik, ndikimet e sezonit në tregun e Këmbimit Valutor

Me fundin e gushtit dhe rënien e numrit të emigrantëve dhe turistëve, tregu i këmbimit valutor vazhdon të jetë i ndikuar nga efektet sezonale. Euro ka arritur në nivelin më të ulët historik, duke u zhvlerësuar me rreth 9.5 pikë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia është edhe më e theksuar kur krahasohet me vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor, shpjegon për A2 CNN se “Pas mesit të gushtit dhe më shumë tani që po shkojmë drejt fundit të muajit, ka një rënie të ofertës së euros, por koha e ngrohtë e ka zgjatur sezonin që mund të vazhdojë deri në tetor.”

Nga çdo dy vite, cikli i ndryshimeve në tregun valutor është përsëritur në mënyrë të rregullt, por tani duket se normaliteti i ri në treg është duke zgjatur më shumë se zakonisht. Sa i përket parashikimeve për të ardhmen, Vakaj thotë: “Nuk presim ndryshime shumë të mëdha. Euro mund të ketë një rritje fare të pakonsiderueshme në vijim.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...