2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Ilir Meta në “Podcastin e Lirisë”: Mesazhi për të rinjtë dhe rrëfimet nga jeta politike

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur i ftuar në “Podcastin e Lirisë” dhe ka ndarë disa mendime dhe përvoja nga jeta e tij politike. Meta ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë, duke theksuar se është e nevojshme që brezi i ri të “shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm”.

Meta ka ndarë gjithashtu historinë e tij për t’u bërë deputet në zgjedhjet e vitit 1992. Ai ka përshkruar si Partia Socialiste (PS), e cila sapo kishte dalë nga petku i Partisë së Punës, e kishte lutur që të kandidonte për deputet në Berat. Megjithëse ëndrra e tij ishte të bëhej pedagog, situata politike e detyroi atë të angazhohej në politikë.

“Problemi im është se unë kam vështirë të kënaqem me veten, por edhe me të tjerët. Mendoj se perfeksionimi nuk është shumë i këshillueshëm, por pa disa qëllime të mëdha dhe pa u përmirësuar pa dyshim që nuk ke çfarë jep më. Arritjet e mia janë të çuditshme, por mua nuk më bëjnë përshtypje sepse situata ku ndodhet vendi nuk krenohem,” ka deklaruar Meta.

Ai ka treguar se një tjetër arritje e tij ka qenë krijimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), për shkak se PS kishte bllokuar integrimin dhe ai vendosi të formonte një parti të re. Meta ka theksuar se, pavarësisht se kishte një parti të re, nuk e kishte vendosur veten në listë, por kishte pranuar se nëse populli i Skraparit nuk e votonte si nën mazhoritar, ai nuk kishte pse të shkonin në Parlament. Fitorja e tij në Skrapar është përshkruar si një fitore personale.

Në përmbyllje, Meta ka nënvizuar se është gjithashtu nënshkrues i kartës së Adriatikut, një program që ka kontribuar në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...