0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Deklarata e Kreut të PD-së, Sali Berisha, mbi largimin masiv të Shqiptarëve

Gjatë fjalimit të tij në tubimin e quajtur “Rruga e Shpresës,” kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, akuzoi qeverinë e Edi Ramës për krijimin e një regjimi të korruptuar dhe kriminal, të lidhur me krimin dhe drogën, që ka sjellë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Sipas Berishës, Shqipëria është në krye të listës së vendeve me emigracion masiv, ku 66% e shqiptarëve janë larguar gjatë tri dekadave të fundit.

Berisha theksoi se vetëm 34% e shqiptarëve të lindur dhe rritur në Shqipëri jetojnë ende në vend, ndërsa më shumë se 1.6 milionë kanë emigruar. Ai theksoi se pas vitit 2014, largimet janë intensifikuar, duke i cilësuar ato më të mëdha se kurrë më parë. Sipas tij, gjatë periudhës 2014-2022, nga Shqipëria janë larguar 40% e popullsisë, shifër që përfshin emigracionin në vendet e zonës Shengen, Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada, Australi dhe zona të tjera.

Berisha gjithashtu kritikoi qeverinë për përkeqësimin e kushteve të jetesës në vend, që sipas tij ka detyruar qytetarët të largohen masivisht. Ai citoi një raport të Organizatës Botërore të Emigracionit që vlerëson se Shqipëria është ndër vendet me numrin më të lartë të qytetarëve që kanë braktisur vendin e tyre në dekadat e fundit.

Sot në Shqipëri banojnë vetëm 34% e shtetasve shqiptarë që janë lindur dhe janë rritur në këtë vend. Mbi 1.6 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. E vërteta është se në vitin 1991 shqiptarët të cilët kishin gjithësej 204 dollarë për frymë dhe dolën nga sistemi hiperkolektivist-socialist, si fantazma më shumë, se sa si njerëz, u takuan me lirinë, por dhimbjet e urisë, dhimbjet e mjerimit i detyruan ata masivisht të largohen nga Shqipëria.

Qindra e mijëra u larguan nga deti, nga toka, nga ky vend. Por e rëndë dhe e tmerrshme është se largimet më të mëdha, 40% të atyre që janë larguar nga Shqipëria këto 30 vite, u larguan pas vitit 2014. Në vitet 2005-2013, edhe pas heqjes së vizave kishte qarkullim, kishte edhe largime, por pati më shumë kthime në Shqipëri. 180 mijë familje shqiptare u kthyen nga emigracioni në Shqipëri.

Numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit nga viti në vit. Kurse nga 2014 dhe në vazhdim filloi procesi i zbrazjes masive të Shqipërisë, i zbrazjes së Shqipërisë nga shqiptarët sa kurrë ndonjëherë nga ndonjë luftë, sa kurrë ndonjëherë nga ndonjë tragjedi, zi buke, apo epidemi.

Gjatë këtyre viteve, sipas EUROSTAT nga 2014-2022 vetëm në vendet e hapësirës Shengen emigruan në total 35% e popullatës së vendit, apo 981 506 shtetas shqiptarë, nga të cilët po sipas EUROSTAT 991 670 kërkuan azil politik në vendet e hapësirës së Shengen. 311 650 qendrojnë ilegalë në këto vende, kurse 478 245 mijë arritën të marrin dokumente të rregullta, apo kishin marrë dokumente të rregullta.
Pra, shifrat e EUROSTAT vetëm në zonën e Shengen tregojnë se u larguan 35% e shqiptarëve, por në rast se shtojmë këtu të larguarit për në Britaninë e Madhe, 43 mijë të larguar me Green Card në SHBA me lotari, këto së bashku e çojnë në 38% numrin e të larguarve nga Shqipëria.

Dhe në rast se shtohen zona tjera Kanada, Australi, Norvegji, Zvicër, Lindje e Mesme dhe kudo, numri i të larguarve nga Shqipëria nga 2014 e gjer sot arrin në 40% të shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT