22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Arrestimi i Fabio Ballabanit në Gjermani: Goditje ndaj grupit kriminal të Emiljano Shullazit

Policia ka konfirmuar ditën e djeshme arrestimin e Fabio Ballabanit, një prej personave më të kërkuar nga SPAK, i cili ishte në kërkim në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga prokuroria kundër 7 grupeve kriminale. Pak ditë më parë u përfol për ndalimin e tij, por policia e konfirmoi përmes një njoftimi për mediat se Ballabani është arrestuar në Gjermani dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara ‘Para drejtësisë’. Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës,” njoftoi policia. Në kuadër të këtyre operacioneve, është arrestuar në Gjermani shtetasi F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Ballabani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Fabio Ballabani rezulton të jetë anëtar i bandës së drejtuar nga Emiljano Shullazi. Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për përfshirjen e tij në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Ballabani, i njohur edhe me emrat Fabio Zyberaj dhe Ivi Zyberaj, kërcënoi Priftin.

Në atë kohë, Kristaq Prifti ndodhej në një lokal pranë banesës së tij, së bashku me shokun e tij, Behar Qosen. Në një moment, pasi doli jashtë për të pirë një cigare dhe për të përshëndetur bashkëshorten, i është afruar Fabio Ballabani, i cili në atë kohë ishte i paidentifikuar. I veshur me të zeza dhe me kapele, Ballabani i vendosi Kristaqit një pistoletë në gojë dhe e kërcënoi me fjalët: “Ti me atë shkë**atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë.” Në këtë moment, ndërhyri shoku i Priftit, dhe Ballabani, pasi çoi në vend kërcënimin, u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet të bardhë që e priste diku afër.

Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, plot 12 herë, që gjyqtarja Dollani të tërhiqej nga shqyrtimi i dosjes së tyre, por ajo nuk kishte pranuar, duke vendosur t’i shkojë deri në fund procesit gjyqësor. Sipas SPAK, Emiljano Shullazi kishte rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit ishin Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...