34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacion i gjerë në Shkodër: Asgjësohen mbi 3400 bimë kanabisi, shpallen në kërkim dy persona

Operacioni në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës vijon me intensitet. Policia e Shkodrës ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë asgjësuar 3459 bimë kanabisi.

Në kuadër të operacionit, një 66-vjeçar me inicialet N. Q., dhe djali i tij 17-vjeçar janë shpallur në kërkim, pasi në oborrin dhe në afërsi të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar 8 kilogramë e 256 gramë kanabis në formë boçeje.

Njoftimi i policisë është si më poshtë:

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar ‘Territor i pastër’, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kësaj veprimtarie kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve, bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si dhe në inteligjencën policore, u bë e mundur asgjësimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestrimi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boceje.

Konkretisht, në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në afërsi të banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boceje.

Për këtë rast, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 66-vjeçar dhe djalin e tij 17-vjeçar.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis;

Në Malësinë e Madhe u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi;

Ndërsa në Vaun e Dejës u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...