31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Gjykata e Korçës lë në burg 71-vjeçarin për abuzim seksual me vajzë të mitur

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka vendosur sot, më 1 Shtator 2024, të lërë në burg 71-vjeçarin P.L., i akuzuar për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur në një kënd lojërash në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Në seancën e zhvilluar në orën 11:00, gjykata shqyrtoi kërkesën për vlefshmërinë e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj P.L. i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” mbetur në tentativë, sipas nenit 100/1 dhe 22 të Kodit Penal. Gjykata vendosi të pranonte kërkesën dhe të vlerësonte si të ligjshëm arrestimin në flagrancë, duke caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Ngjarja e rëndë u denoncua nga babai i vajzës, ndërsa sipas informacionit të marrë, abuzimi është ndodhur në një kënd lojërash pranë shkollës së fshatit. Një banore tjetër e zonës ka parë veprimet e turpshme ndaj vajzës së mitur dhe ka ndërhyrë duke e larguar atë nga vendngjarja.

P.L., i cili është i moshuar dhe jeton i vetëm pasi bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit, është arrestuar dhe ndodhet në qendër të hetimeve për këtë rast të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...