23.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Fredi Beleri fiton lirinë pas 16 muajsh në qeli: “Zgjedhjet në Himarë janë të Paligjshme”

Pas rreth 16 muajsh në burg, Fredi Beleri është liruar nga qelia! Gjykata e Fierit miratoi kërkesën e avokatit të tij për lirimin me kusht, pas tri seancash të dështuara ku Beleri kërkonte të lirohej me argumentin se kishte përmbushur dy të tretat (2/3) e dënimit të tij. Vendimi për lirimin e tij u mor nga gjyqtari Alfred Konomi, i cili shqyrtoi provat e paraqitura.

Avokati i Belerit, Genci Gjyzari, përgëzoi gjykatën për vendimin e marrë dhe nuk kurseu ironinë ndaj Kryeministrit Edi Rama. “Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dalë,” tha Gjyzari, duke sugjeruar se lirimi i Belerit ishte i lidhur me zgjedhjet e fundit.

Ndërkohë, sapo doli nga burgu i Fierit, Fredi Beleri deklaroi se zgjedhjet e mbajtura më 4 gusht në Himarë ishin të paligjshme dhe shpalli se do të kandidojë përsëri nëse gjen drejtësi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. “Unë jam fitues i zgjedhjeve në Himarë, zgjedhjet që u mbajtën janë të paligjshme. Do ngre zërin në Parlamentin Evropian për padrejtësitë që bëhen në Shqipëri. Dekreti i Begajt është i paligjshëm, shteti intimidoi votuesit,” tha Beleri. Ai gjithashtu përmendi se do të qëndrojë në Athinë dhe Bruksel për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare.

Fredi Beleri, ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota. Ai u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi me dy vite burg u konfirmua edhe në Apel. Edhe pse në qeli, Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm, duke e pamundësuar betimin si kryebashkiak.

Gjatë kohës që ishte në burg, Beleri mori mbështetje të fortë nga Athina zyrtare. Në qershor të këtij viti, ai u zgjodh eurodeputet nën siglën e “Demokracia e Re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe u betua në Parlamentin Evropian në Strasburg me lejen e autoriteteve shqiptare. Më 4 gusht, u zhv

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...