27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Fredi Beleri: “Do vijoj betejën ligjore në Strasburg për drejtësinë e mohuar”

Gjykata e Fierit ka liruar me kusht Fredi Belerin, ish-kryebashkiakun e Himarës, duke i falur javët e mbetura të izolimit. Apeli i GJKKO-së e kishte dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, por pas tri seancash të dështuara, Gjykata vendosi për lirimin e tij të parakohshëm. Pasi la qelinë e burgut, Beleri foli për mediat shqiptare dhe greke, duke hedhur akuza të forta kundër qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama.

Beleri e quajti vendimin e tij të dënimit si një akt politik dhe të padrejtë, duke akuzuar qeverinë dhe Presidentin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 4 gusht në Himarë, të cilat ai i cilësoi të paligjshme. “Unë jam fitues i zgjedhjeve në Himarë, zgjedhjet që u mbajtën janë të paligjshme. Shkarkimi im ishte i paligjshëm, dekreti i Presidentit ishte i paligjshëm, dhe zgjedhjet e reja u organizuan për të favorizuar qeverinë,” deklaroi ai.

Beleri shtoi se do të vazhdojë betejën e tij ligjore në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe se, nëse shpallet i pafajshëm, ai do të kandidojë sërish për postin e kryebashkiakut të Himarës. “Kjo çështje do të mbyllet në Strasburg. Nëse vendimi më nxjerr të pafajshëm, do të kandidoj përsëri për Himarën,” theksoi ai.

Gjatë deklaratave të tij, Beleri shprehu skepticizëm për legjitimitetin e Vangjel Tavos, kryebashkiakut të ri të Himarës, duke e quajtur atë “kryetar të Bashkisë së Tërbaçit, por jo të himarjotëve”. Megjithatë, ai pranoi se do të komunikonte me Tavon dhe me këdo tjetër që punon për të mirën e Himarës.

I pyetur nga gazetarët grekë, Beleri iu përgjigj në gjuhën greke dhe theksoi se do të përdorë platformën e tij si eurodeputet për të ngritur zërin kundër padrejtësive që bëhen në Shqipëri. “Tani që jam eurodeputet, do të ngre zërin për padrejtësitë që bëhen. Kam mundësinë të luftoj nga një pozicion tjetër dhe do ta përdor këtë mundësi për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe grekë,” shtoi ai.

Duke folur për të ardhmen e tij politike, Beleri u shpreh se nuk ka bërë asnjë festë për lirimin e tij dhe se nuk e priste vendimin e gjykatës. “Falënderoj avokatët e mi që më mbrojtën gjatë këtyre 16 muajve. Ata bënë të mundur që kjo çështje të çmontohej dhe të dukej padrejtësia para të gjithëve,” tha ai.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku doli fitues nga qelia e paraburgimit me një diferencë të ngushtë votash. Ai u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme për blerjen e votave dhe u dënua me dy vite burg. Pas vendimit të formës së prerë, ai humbi mandatin e tij si kryebashkiak dhe zgjedhjet e parakohshme u mbajtën më 4 gusht 2024, ku kandidati socialist Vangjel Tavo fitoi postin e kryebashkiakut të Himarës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...