21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Të bëhesh fraksion i Berishës”, Lulzim Basha reagon ndaj propozimit për krijimin e fraksionit të ri dhe komenton skandalin e mbetjeve toksike

Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i cili kishte propozuar që të mos hapet një parti e re pas përplasjeve për vulën, por që Basha të krijojë një fraksion brenda PD. Basha e ka refuzuar këtë propozim, duke theksuar se të bëhesh fraksion i Berishës do të thotë të bëhesh gjithashtu fraksion i Ramës.

Të bëhesh fraksion i Berishës, do të thotë të bëhesh fraksion i fraksionit të Ramës, dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë,” deklaroi Basha.

Çollaku, i cili kishte mbështetur Bashën në luftën për vulën e PD, ka kaluar në grupin e Berishës pasi Apeli i kaloi vulën e partisë Berishës.

Përveç kësaj, Basha ka komentuar edhe skandalin e mbetjeve toksike. Në një konferencë për mediat, ai tha se juristët e grupimit të tij politik po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-it nga Prokuroria aktuale tek SPAK.

“Ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK. E keni parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë”, vijoi Basha. tha Basha. Ai theksoi se bëhet fjalë për një problem më të gjerë që ndikon në shëndetin e qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, duke kërkuar një hetim të thellë dhe veprim të shpejtë për të adresuar këtë situatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...