11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Arrestohet 66-vjeçari me 8 kg kanabis në banesë, kërkohet djali i tij 17-vjeçar

Një 66-vjeçar i shpallur në kërkim tre ditë më parë është arrestuar dhe ndodhet në pranga pasi policia e gjeti në oborrin e banesës së tij një sasi të madhe kanabisi. Në operacionin e zhvilluar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, u sekuestruan 8 kg e 256 gramë kanabis në formë boçeje.

Shtetasi i arrestuar është identifikuar si N. Q., i cili u lokalizua dhe u kap nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër. Gjatë kontrollit të kryer në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së tij dhe në afërsi të saj, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pjesë e operacionit është dhe kërkimi i djalit të 66-vjeçarit, një 17-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal. Policia vazhdon hetimet për të kapur të riun dhe për të zbuluar më shumë detaje mbi aktivitetin e dyshuar dhe rrjetin e mundshëm të shpërndarjes së drogës.

Njoftimi i Policisë

Në njoftimin e policisë thuhet:

“Për zbatimin e planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar ‘Territor i pastër’, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. Q., 66 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit ‘Territor i pastër’, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Policia vazhdon punën për kapjen e 17-vjeçarit dhe për hetimin e të gjitha aspekteve të veprimtarise kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...