33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Incident i rëndë në burgun e Gradignan: I burgosuri Shqiptar sulmon oficerët dhe kërcënon stafin me vdekje

Një incident serioz ka ndodhur në Burgun e Gradignan në Francë, ku një 32-vjeçar shqiptar ka ushtruar dhunë të ashpër ndaj tre oficerëve të burgut gjatë fundjavës së kaluar, më 31 gusht. Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik, sulmoi fizikisht oficerët, duke shkaktuar plagë serioze. Një prej tyre u godit në fytyrë me një copë xhami, duke pësuar një plagë të rëndë që kërkoi 17 qepje nga mjekët.

Ngjarja nuk përfundoi me kaq, pasi i burgosuri vazhdoi sjelljen e tij të dhunshme edhe të nesërmen, më 1 shtator, kur kërcënoi me vdekje shefin e sektorit dhe oficerët e tjerë të burgut. Për shkak të këtyre veprimeve, seanca gjyqësore për masën e sigurisë, e cila ishte planifikuar për më 3 shtator në Gjykatën e Bordosë, dështoi të mbahet. Kjo për shkak të një kërkese për një ekspertizë psikiatrike për të burgosurin, e cila u bë nga Sindikata e Burgjeve pas shfaqjes së shenjave të forta të çrregullimeve psikike nga ana e tij.

Media franceze “Sudouest” raportoi se incidenti ndodhi në ambientet e brendshme të burgut, ku shqiptari sulmoi oficerët, duke plagosur njërin prej tyre me një copë xhami. Pas sulmit, i burgosuri tentoi të sulmonte edhe shefin e sektorit në mbrëmje dhe kërcënoi me vdekje agjentët e tjerë të burgut të nesërmen në mëngjes.

Sindikatat e burgjeve kanë kërkuar që 32-vjeçari shqiptar të trajtohet në një njësi të dedikuar psikiatrike ose të vendoset në një njësi izolimi për të burgosurit e dhunshëm (UDV), duke argumentuar se ai ka shfaqur shenja të rënda çrregullimi psikik. Detaje të mëtejshme lidhur me identitetin e të burgosurit dhe natyrën e krimit që ai ka kryer nuk janë bërë të ditura.

Incidenti ndodhi në ambientet e brendshme të burgut, teksa shqiptari sulmoi fizikisht duke dëmtuar punonjësit e burgut, madje duke e goditur njërin prej tyre me një copë xhami në fytyrë dhe duke i shkaktuar një plagë që pati nevojë për 17 qepje nga ana e mjekëve”.
Burri më pas u përpoq të sulmonte një shef sektori në mbrëmje dhe më pas të kërcënonte agjentët e tjerë me vdekje të nesërmen në mëngjes (1 Shtator), sipas sindikatës Ufap (UnSa Drejtësia).
Të burgosurit e dhunshëm (UDV) vendosen në një njësi izolimi të posaçme. Por tani kërkohet trajtimi i shqiptarit në një njësi psikiatrike, pasi ka shfaqur shenja çrregullimi të forta psikike.
“Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...