9.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Tragjedia familjare në Shënavlash: Djali vret të atin dhe e hedh në pus

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku një 62-vjeçar, Enver Balla, është gjetur i vdekur në një pus, pas 20 ditësh që ishte shpallur i humbur. Familjarët e tij kishin denoncuar zhdukjen në komisariat, duke ngritur alarmin për fatin e tij.

Pas një periudhe intensive hetimesh, policia zbuloi se Enver Balla ishte vrarë nga i biri i tij, 34-vjeçari Esmerald Balla. Autori i krimit e pranoi vrasjen përpara autoriteteve, duke deklaruar se e kishte qëlluar të atin me një armë gjahu. Sipas dëshmive të tij, motivi pas këtij akti të tmerrshëm ishte një konflikt mes tyre, ku Esmerald Balla pretendonte se i ati i kishte marrë një shumë parash.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Shënavlashit, ndërsa policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...