31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Qeveria luan me bukën e gojës”Basha kritikë për marrëveshjen e kompanisë Kurum me Kryebashkiakun e Elbasanit

Kryetari i grupit të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, e ka quajtur marrëveshjen e kompanisë Kurum me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, një skemë mashtruese para zgjedhjeve. Basha përmes një postimi në rrjetet sociale tha se kjo marrëveshje është një ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit, ku para zgjedhjeve u premtuan punë, por pas zgjedhjeve punëtorët u hodhën në rrugë.

Ai theksoi se edhe negocimet e sotme janë një lojë elektorale që ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e të punësuarëve. Basha kërkoi që SPAK të hetojë skandalin e mbetjeve toksike dhe të zbardhë këtë aferë që dëmton shëndetin dhe imazhin e Elbasanit dhe Shqipërisë. Ai shtoi se duhet të marrë fund koha kur qytetarët shihen si vota dhe më pas lihen në mëshirë të fatit, dhe kërkoi që drejtësia të veprojë me shpejtësi dhe rigorozitet për të ndëshkuar të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë histori rrënqethëse.

Ajo që u servir për mediat ishte e njëjtë me skemën mashtruese të pak viteve më parë, me punonjësit e rafinerisë së Ballshit. Edhe atyre u premtuan në prag të zgjedhjeve punë, paga, mbështetje, por pas zgjedhjeve i hodhën në rrugë. Edhe pseudo negociatat e sotme mes Kurum dhe përfaqësuesve të Edi Ramës janë ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit. Një lojë elektorale me shëndetin dhe mirëqenien e të punësuarëve në atë sipërmarrje, qëllim i vetëm i të cilës është vota e tyre. Nga ana tjetër po bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike, ku deklaratat e qeveritarëve treguan se është vepruar si një organizatë kriminale, për të cilën SPAK duhet të hetojë”, tha ai.
Basha gjithashtu tha se duhet të marrë fund koha që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte, ndërsa theksoi se kjo aferë duhet që të zbardhet nga drejtësia.
“Duhet të marrë fund koha kur qytetarët shihen si vota e më pas lihen në mëshirë të fatit. Duhet të marrë fund koha, kur qeveria luan me bukën e gojës së shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin. Që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte mes atyre që po përpiqen të fshehin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë përgjatë këtyre viteve, skandalin e mbetjeve toksike dhe lojën e turpshme elektorale në kurriz të qytetarëve që luftojnë për mbijetesë, institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të zbardhin me shpejtësi dhe rigorozitet këtë aferë çnjerëzore, që dëmton shëndetin, sigurinë dhe imazhin e Elbasanit dhe Shqipërisë duke nxjerrë përpara drejtësisë çdo zyrtar të lartë të përfshirë në këtë histori rrënqethëse”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...