31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Shkarkohet Gjyqtari Tonin Sterkaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur sot shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Vendimi i shpallur më 4 Shtator 2024 ka ardhur pas një procesi të gjatë vetingu dhe hetimi të detajuar për këtë gjyqtar, i cili ishte përballur me një seri akuzash dhe shqetësimesh.

Në banesën e gjyqtarit Sterkaj, më 28 prill të këtij viti, ishte vendosur një sasi tritoli, një incident që kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe kishte ndikim të rëndësishëm në procesin e rivlerësimit të tij. Procesi i vetingut për Sterkaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Xhensila Pine. Gerrit Sprenger ishte i pranishëm si vëzhgues ndërkombëtar.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 3 Shtator 2024, gjyqtari Sterkaj u pyet dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe bilancin negativ prej 28.3 milion lekë, si dhe për disa gjetje të tjera në aspektin profesional. Komisioni njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Sterkaj në përputhje me ligjin nr. 84/2016.

Vendimi i arsyetuar me shkrim do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik brenda 15 ditëve nga data e njoftimit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...