34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ministri i Financave Petrit Malaj: Po bashkëpunojmë me Bankën e Shqipërisë për ndryshime ligjore mbi Mikrokreditë

Në një konferencë për median, Ministri i Financave, Petrit Malaj, u pyet nga Report TV lidhur me skandalin e fundit që ka prekur sektorin e mikrokredive dhe nëse do të ndërmerren ndryshime ligjore për të mbrojtur më mirë konsumatorët. Malaj deklaroi se ka nisur një bashkëpunim mes Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për të realizuar ndryshimet e nevojshme ligjore.

Ai vuri theksin te nevoja për monitorim më të mirë të subjekteve financiare jo-banka nga ana e Bankës së Shqipërisë, duke theksuar se kjo është një përgjegjësi që i takon drejtpërdrejt këtij institucioni.

Është një çështje ku ne jemi të angazhuar. Por duhet të theksojmë që subjekteve jo banka monitorohen dhe duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë. Ne jemi në komunikim me Bankën për të parë se çfarë ndryshimesh ligjore janë të nevojshme nga krahu i Ministrisë së Financave të cilat duhet ti adresojmë. Por nga ana tjetër vetë Banka duhet të bëjnë ndryshime rregulloratore që të përmirësojë kontrollin e institucioneve financiare jo-banka ” tha Malaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...