6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Gati 25% e popullsisë në vendin tonë ka injektuar së paku një dozë vaksine kundër COVID-19

Gati 25 për qind e popullsisë në vendin tonë ka injektuar së paku një dozë vaksine kundër COVID-19.

Ritmet e vaksinimit janë rritur ndjeshëm në javët e fundit pas mbërritjes së më shumë se 400 mijë dozave të vaksinës kineze, “Coronavac”.

Nga ana tjetër, çfarë dukshëm bie në sy është fakti që shifrat e infeksionit në vend kanë pësuar rënie. Prej javësh më pak se 5 për qind e të testuarve rezultojnë të prekur. Ndërkohë, rënie ka pësuar edhe numri i të infektuarve aktivë, i cili ka zbritur në 5,271 persona. Lidhur me situatën për 24 orët e kaluara janë raportuar vetëm 37 persona pozitivë me koronavirus nga 1862 testime të kryera si edhe 3 humbje jete.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. E qëndrueshme paraqitet situata edhe në spital, ku prej 3 ditësh nuk ka asnjë pacient në intubim. “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë, nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive”.

Nisur nga këta tregues këtë javë Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të vendos për lehtësimin e masave, duke shkurtuar orën policore si edhe duke hequr përdorimin e maskës në ambientet jashtë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...