14.5 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Zhvillohet seanca gjyqësore për efektivin e RENEA-s dhe dy bashkëpunëtorët e tij/ Nimani: “E bëra për arsye ekonomike dhe…

Gjykata e Tiranës po zhvillon sot seancën gjyqësore për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Lici, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Dedë Nimani dhe Luan Gaci, të cilët u arrestuan pak ditë më parë nën akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim.

Dedë Nimani, i dyshuari si bashkëpunëtor i efektivit të RENEA-s, ka pranuar se shiste drogë për arsye ekonomike dhe për shkak të situatës shëndetësore të familjes.

“Per arsye ekonomike dhe situates shendetesore times dhe te famniljes time ne pamundesi te cdo lloj menyre tjeter te jeteses kam qene i interesuar te shes droge per te jetuar. Per kete arsye dhe pasi jam interesuar kam mesuar se ne zonen e Plepave ne Durres eshte nje person qe shet droge. Kam marre si taksi nje te njohurin tim qe quhet Luan te cilit nuk i kam treguar arsyen e vertet dhe se bashku kemi shkuar deri ne Plepa. Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj, per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rruges se Ndroqit. Pasi e kam ble drogen kam dale ne rruge dhe qe te mos bie ne sy, kam ecur ne kembe per nje fare kohe derisa ka ardhur nje makine te ciles i kam bere shenje dhe ka ndaluar.

Kam hipur ne kete makine, pakon e droges e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makines te kishte dyshime. Ne rruge kur kam pare makinen e Luanit te ndaluar i kam thene ketij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin. Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se cfr ka ne te nderkohe ka ndehyre policia dhe na ka arrestuar te gjitheve.

Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kan patur dijeni per lenden narkotike. Gjithe pergjegjesia eshte e imja dhe ju kerkoj ndjese Luanit dhe ketij shoferit qe ndaloj te me bente nder per situaten e krijuar! Kerkoj meshiren edhe te organit procedues por e kam bere sa me siper nisur nga veshtiresite ekonomike dhe shendetesore te familjes time!”, ka thënë i arrestuari

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha nga Strasburgu: “Në Shqipëri, kombi përballë një kërcënimi real ekzistencial”

0
Sali Berisha ka mbajtur një fjalim live nga Strasburgu, ku ka folur për situatën demografike në Shqipëri, emigracionin dhe atë që ai e cilësoi...

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...