34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ministri Malaj: Normat e tatimit për rivlerësimin e pronave dhe investimet në Bujqësi do të publikohen brenda shtatorit

Gjatë një konference për mediat, Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se brenda muajit shtator do të bëhet publike norma e tatimit për rivlerësimin e pronave.

“Nuk kemi përcaktuar ende normën e saktë, por brenda këtij muaji do të shkojmë me një propozim për Këshillin e Ministrave,” theksoi Malaj.

Gjatë konferencës, ai preku gjithashtu çështjen e kursit të këmbimit dhe ndikimin që ai ka në financat e shtetit. Ministri theksoi se kursi i këmbimit ka penalizuar të ardhurat nga doganat, duke shkaktuar një humbje prej 11.2 miliardë lekësh, por nga ana tjetër ka ndihmuar në uljen e borxhit të jashtëm. Ai sqaroi se kursi i këmbimit përcaktohet nga tregu i lirë, përmes kërkesës dhe ofertës, duke shtuar se qeveria nuk është në fazën e ndërmarrjes së masave për kufizimin e luhatjeve të tij, pasi kjo çështje është e ndikuar direkt nga mekanizmat e tregut.

Në lidhje me investimet në sektorin e bujqësisë, ministri bëri të ditur se ka pasur një rritje të investimeve nga burimet e brendshme, sidomos në kuadër të skemave të granteve dhe projekteve për përmirësimin e infrastrukturës kulluese dhe vaditëse. Sidoqoftë, ai theksoi se ka pasur një ulje të financimeve të huaja për projekte, për shkak të faktit se ato janë të lidhura me progresin e projekteve specifike dhe jo me burimet financiare të brendshme.

Financimet e huaja nuk varen nga ministritë e brendshme, përfshirë Ministrinë e Financave, por nga institucionet ndërkombëtare që disbursojnë fonde në bazë të ecurisë së projekteve,” shpjegoi Malaj.

Gjithashtu, ministri foli për formulën e llogaritjes së granteve të pakushtëzuara për pushtetin vendor, duke bërë të ditur se ajo është duke u diskutuar për një rishikim. Ai tha se po bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Pushtetit Vendor për të shqyrtuar ndryshimet e mundshme. Sipas tij, përmirësimi i administrimit të të ardhurave në nivel bashkiak, veçanërisht për taksën e pronës, është një çështje e rëndësishme që do të ndikojë në mënyrën e alokimit të fondeve nga qeveria qendrore.

Në përfundim të fjalës së tij, Malaj theksoi rëndësinë e dixhitalizimit të proceseve fiskale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave dhe për të shmangur evazionin fiskal. Ai vuri në dukje se këto teknologji moderne do të kontribuojnë në një rritje të ndjeshme të të ardhurave fiskale dhe do të ndihmojnë në mbikëqyrjen më efektive të aktiviteteve ekonomike të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...