11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

“Do e djeg siç dogji vajzën time”, dhëndri i sulmoi të bijën, reagon nëna e Melisa Trëndafilit

Ana Sino, nëna e Melisa Trëndafilit, e cila ndodhet në spital pasi bashkëshorti i saj tentoi ta digjte të gjallë, ka reaguar për herë të parë publikisht. E shqetësuar për sigurinë e saj dhe të familjes, ajo shprehu frikën për një përsëritje të ngjarjes, pasi dhëndri i saj është ende në kërkim nga policia.

Normalisht që kam frikë. Kam marrë me vete fëmijët, sepse për sa kohë ai bëri këtë, mund të bëjë edhe të tjera. Jam këtu prej pesë ditësh dhe nuk shoh asnjë polic që të më mbrojë. Kujdesi i spitalit është i jashtëzakonshëm, dhe falenderoj ministrinë e shëndetësisë për kujdesin special ndaj vajzës sime. Por nga ana e policisë, nuk ka asnjë mbrojtje,” tha Ana Sino në një prononcim për mediat.

Ajo gjithashtu shprehu zhgënjimin ndaj autoriteteve dhe bëri një thirrje për kapjen e shpejtë të dhëndrit të saj, duke shtuar se jeton me frikë për jetën e saj dhe të familjes. “Unë nuk kam ndonjë kujdes nga shteti. I kërkoj shtetit që ai të kapet dhe të marrë dënimin e merituar, sepse ne jetojmë me frikë,” theksoi ajo.

Ana Sino, me zemër të thyer dhe e revoltuar, shtoi se nëse policia nuk e gjen dhëndrin e saj, ajo vetë do të merrte masa ekstreme. “Më kanë pyetur disa herë, por unë po ta dija ku është, do ta vrisja vetë. Prandaj arrijmë në vetëgjyqësi. Unë, po ta gjej, do t’i bëj të njëjtën gjë që i bëri vajzës sime,” tha ajo e revoltuar.

Ky rast tronditës ka ngritur shqetësime për sigurinë e viktimave të dhunës dhe mbrojtjen që ofrohet nga autoritetet, ndërsa Melisa Trëndafili vazhdon të marrë trajtim të veçantë në spital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...