14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Operacioni “Liqeni i Bacungut” finalizohet me arrestimin e Marklen Hakës

Operacioni i koduar “Liqeni i Bacungut”, i cili ka filluar më 2 Shtator 2024, është finalizuar me sukses sot rreth orës 14:00. Ky operacion, i organizuar nga Shërbimet e DVP Tiranë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, ka rezultuar në arrestimin e shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

33-vjeçari Marklen Haka, i cili ishte i fshehur në një banesë në afërsi të Liqenit të Bacungut në Nikël, Krujë, është kapur dhe arrestuar pas një operacioni të komplikuar. Gjatë ndërhyrjes, ai ka tentuar të arratiset këmbëzbathur, por është ndaluar dhe shtrirë për tokë nga forcat RENEA. Në objektin ku është lokalizuar, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Përveç Hakës, janë shoqëruar edhe katër persona të tjerë që ndodheshin në objektin ku ai u arrestua, por ende nuk ka një akuzë të saktë ndaj tyre. Të pyetur për armën tjetër të gjetur në banesë, ata nuk kanë pranuar të japin informacion.

Marklen Haka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë, si dhe për “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ai kishte një masë sigurie “Arrest në burg” në mungesë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Operacioni ka qenë i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka përfunduar me sukses falë inteligjencës policore dhe koordinimit të mirë të forcave të rendit. Aktualisht, hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe ndaluar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...