13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Këshilli Kombëtar i PD-së: Berisha sulmon SPAK dhe kërkon angazhim maksimal për 9 muaj

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e zhvilluar më 6 Shtator 2024, u shoqërua me debate të ashpra. Mbledhja u thirr nga Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie për shkak të hetimeve nga SPAK lidhur me aferën ‘Partizani’.

Gjatë fjalës së tij në video, që u transmetua në sallën e mbledhjes në selinë e PD-së, Berisha sulmoi SPAK duke e cilësuar atë si një institucion që mbështet krimin dhe korrupsionin shqiptar dhe ndërkombëtar. Ai akuzoi SPAK për mbrojtjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt nga ndjekja për vjedhjen e 130 milion eurove vetëm me inceneratorin e Tiranës.

Berisha kërkoi angazhim maksimal nga strukturat e partisë, duke theksuar se këto 9 muaj duhet të përqendrohen vetëm në sulm dhe fitore. Ai paralajmëroi protesta, por nuk dha një datë për nisjen e tyre. Në fjalimin e tij, Berisha kërkoi që PD të përgatitet për aksionin final drejt zgjedhjeve të 2025-s, duke kërkuar takim derë më derë me qytetarët dhe një angazhim të plotë për të arritur fitoren.

Është koha për të njohur vetëm sulm dhe fitore,” deklaroi Berisha. “Këto 9 muaj, secili nga ne duhet të njohë vetëm sulm, sulm dhe fitore. Ky do të jetë shtatori i fundit në opozitë.”

Debatet në mbledhje, megjithatë, nuk janë ndalur me mesazhet e Berishës. Anëtarët e Këshillit Kombëtar diskutuan ashpër mbi zgjedhjen e drejtuesve të qarqeve dhe primaret në PD, me akuza dhe kundërakuza mes tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...