28.8 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Operacioni për kapjen e 400 kg kokainë në Kosovë/ Arrestohen 7 shtetas, sekuestrohen para, armë, fishekë, celularë e kompjutera

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me kapjen e 400 kg kokaine, të fshehur në kuti mishi që vinte nga Brazili dhe që kishte kaluar në Portin e Durrësit.

Sipas mediave të Kosoves, Policia ka vijuar kontrollet dhe janë gjetur në disa vende të ndryshme para në euro e denarë, armë, fishekë, celularë e kompjutera të cilat janë sekuestruar pasi kanë lidhje me kokainën e kapur.

“Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 €  para kesh, 200 denar MK, një veturë,  6 telefona celular,  6 PC,  dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc”, ka njoftuar policia.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale. Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, janë arrestuar shtatë person që dyshohet se kane lidhje me drogen.

Konteineri me 400 kg kokainë u nis nga Brazili, kaloi në Itali, madje erdhi dhe në portin e Durrësit në Shqipëri, por u mbajt nën vëzhgim pas informacionit të ardhur nga DEA dhe më pas u kap në Lipjan të Kosovës.

Mgarkesa e mishit ku ishte fshehur dhe droga ishte porositur nga kompania Mcfood, me ortakët Izet Sheqiri dhe Bledar Habili, me bazë në Kosovë, por që ka filial edhe në Shqipëri.

TE ARRESTUARIT

Izet (Osman) Sheqiri – 23.12.1968

Kadri (Shaip) Sheqiri  – 12.09.1978

Faton (Nazmi) Vrajolli – 16.02.1976

Bajram (Lutfi) Maliqi – 05.09.1984

Kadri (Hakif) Brahimi – 06.11.1972

Enver (Ramiz) Belegu – 02.03.1956

Fehmi (Izet) Bytyqi – 16.07.1967

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha nga Strasburgu: “Në Shqipëri, kombi përballë një kërcënimi real ekzistencial”

0
Sali Berisha ka mbajtur një fjalim live nga Strasburgu, ku ka folur për situatën demografike në Shqipëri, emigracionin dhe atë që ai e cilësoi...

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...