26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Mandati i Olta Xhaçkës/ Qëndresa Qytetare kritikon mazhorancën për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Në një postim në Facebook, organizata Qëndresa Qytetare ka ngritur shqetësimin e saj për veprimet e mazhorancës lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Organizata e ka kritikuar këtë institucion, duke e quajtur një “gardiane” të mazhorancës, ndërsa ka akuzuar qeverinë se nuk i respekton vendimet e saj.

Në reagimin e tyre, ata kritikuan vendimin e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila njoftoi pas seancës parlamentare se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për këshillim. Sipas Qëndresës Qytetare, kjo është një taktikë për zvarritjen e procesit dhe për të shmangur zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese u kthye në gardiane të mazhorancës, por mazhoranca nuk zbaton as vendimet e saj!
Dy vitet e fundit Gjykata Kushtetuese në çështje sensitive si menaxhimi i Butrintit, ligji për pengmarrjen e studentëve të mjekësisë, apo pakti Rama Meloni për kampet në Gjadër ka dalë në vendime që ishin në krahun e interesave të qeverisë, por mesa duket qeveria as nuk dënjon ta njohë. Në seancën parlamentare maratonë deputetët e PS nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për verifikim, duke abstenuar ose duke votuar kundër.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi në përfundim të seancës se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim, por qartazi kjo është një taktikë për zvarritjen e procesit. Qëndresa Qytetare vlerëson se kjo përbën një precedent të rrezikshëm, pasi forca e kartonëve në kuvend nuk mund të prevalojë mbi ligjin. Qëndresa Qytetare i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbajë një qëndrim publik për këtë rast ku paligjshmëria është konsumuar në zyrat më të larta të Shtetit Shqiptar.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...