11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Përfundon retreat-i i deputetëve të PS në Elbasan: Strategjia e komunikimit dhe elektorati gri në fokus

Rreth orës 14:00 ka përfunduar takimi i deputetëve të Partisë Socialiste në Elbasan, një mbledhje e përqendruar në strategji dhe komunikim. Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në seancën e diskutimeve, por iu bashkua deputetëve për drekë.

Një nga pikat kryesore të diskutuara në këtë retreat ka qenë strategjia e komunikimit të deputetëve socialistë. Sipas burimeve, Drejtori i Komunikimit, Endri Fuga, u ka kërkuar deputetëve të përmirësojnë praninë e tyre mediatike, duke marrë pjesë më aktive në emisione televizive dhe duke qenë më të pranishëm në rrjetet sociale, përfshirë platformën TikTok. Kjo kërkesë përfshin gjithashtu përmirësimin e përmbajtjes në profilet e tyre në mediat sociale.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte rritja e elektoratit gri, i cili përbën një sfidë për PS. Përqendrimi pritet të jetë te votat e diasporës, për të cilat regjistrimi do të fillojë në janar dhe do të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

Në retreat u diskutua gjithashtu për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Deputetët u informuan për rëndësinë e përafrimit të legjislacionit dhe rritjes së standardeve në funksion të procesit të integrimit. Synimi është mbajtja e Konferencës së tretë Ndërqeveritare me BE në dhjetor 2024, të katërtën në mars 2025 dhe të pestën në dhjetor 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...