33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Policia parandalon krimin në Sarandë – Finalizohet operacioni “Knock Out 7”

Policia ka ndërhyrë me sukses për të parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale që mund të kryhej me armë zjarri në qytetin e Sarandës, falë hetimeve të kryera me metoda speciale. Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Knock Out 7”, i cili u zhvillua nga strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Sarandë.

Gjatë këtij operacioni, u arrestuan dy persona të cilët po trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre. Policia sekuestroi 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak dhe një automjet që po përdorej për transportimin e armëve.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...