33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Burg pa afat për autorin e vrasjes së dyfishtë në Roskovec

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Altin Kukën, dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka, si dhe bashkëpunëtorin Tomor Zyka, në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur disa ditë më parë në Kurjan të Roskovecit. Vëllezërit Gramos dhe Lavdimir Kurtaj u vranë me armë zjarri pas një konflikti që përfshinte një prej djemve të Kukës.

Fillimisht, për ngjarjen u arrestua Altin Kuka, por hetimet e mëtejshme zbuluan se ai nuk kishte vepruar vetëm. Zyrtarisht, policia njoftoi se në vrasjen e vëllezërve Kurtaj ishin përfshirë edhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Emaurisio. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, këtyre të fundit iu gjet një armë pistoletë nga policia.

Në vendin e ngjarjes janë zbuluar vetëm gëzhoja të automatikut, arma që Altin Kuka dorëzoi vullnetarisht në komisariat pas kryerjes së krimit. Arma do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar kush i vrau konkretisht vëllezërit Kurtaj, edhe pse vrasjen e ka marrë përsipër Altin Kuka. Ngjarja dyshohet se nisi pas një konflikti të çastit mes fëmijëve të familjeve të autorëve dhe viktimave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...