19.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Lulzim Basha për BBC: Kriza e shpresës dhe largimi i të rinjve nga Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për BBC-në gjatë radio debatit “World Questions” të moderuar nga Jonny Dymond, diskutoi në lidhje me krizën e shpresës dhe largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria. Basha theksoi se vendi është përfshirë nga një krizë e thellë besimi dhe shprese, e cila buron nga dështimi i sistemit politik për të përmbushur nevojat e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve.

Ai vuri theksin në tre probleme kryesore që janë shkaqet e kësaj situate: mungesa e mundësive, meritokracia e pamjaftueshme dhe pabarazia para ligjit. Sipas Bashës, këto mangësi kanë krijuar një situatë ku të rinjtë ndihen të përjashtuar nga procesi politik dhe të papërfaqësuar, duke i shtyrë ata të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit.

Pjesë nga intervista:

Gazetari i BBC pyeti Bashën se si ai do të bindte një 20-vjeçar të mos largohej nga Shqipëria. Basha iu përgjigj duke kujtuar përvojën e tij personale:

Isha 19 vjeç kur u largova për të studiuar në Holandë, dhe vendi im ishte në një gjendje depresioni më të rëndë se 15 vite më parë, megjithatë kishte kaq shumë shpresë dhe pritshmëri. Njerëzit shpresonin se ditë më të mira po vinin.

Basha pranoi se Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha në 34 vitet e fundit, por sot përballet me një krizë të thellë të shpresës dhe besimit. Ai theksoi se sistemi politik është përqendruar në përfitime për një grup të vogël në pushtet, duke lënë mënjanë qytetarët dhe interesat e shoqërisë. Ai kritikoi gjithashtu vendimin e fundit të Partisë Socialiste dhe disa pjesëve të opozitës për të mbyllur listat zgjedhore, duke penguar të rinjtë të marrin pjesë si kandidatë në zgjedhje dhe të kontribuojnë në politikën e vendit.

Sipas Bashës, ky veprim është vetëm një nga shumë shembuj që tregojnë se si elita politike vepron në kundërshtim me interesat e shoqërisë, duke përfshirë të rinjtë që për këtë arsye largohen nga Shqipëria në kërkim të mundësive më të mira, meritokracisë dhe barazisë para ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...