30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Lulzim Basha për BBC: Kritika ndaj ligjit për votën e Diasporës dhe rreziku i kontrollit qeveritar

Në një debat të organizuar nga BBC në serinë e tyre “World Questions”, kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh lidhur me votën e diasporës, duke kritikuar ligjin e miratuar së fundmi nga qeveria. Basha nënvizoi se propozimi për votën e diasporës ishte konsoliduar nga partia e tij që prej vitit 2016, me synimin që çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit të mund të ushtrojë të drejtën e tij të votës pa ndërhyrjen e qeverisë. Megjithatë, ai theksoi se ligji i miratuar aktualisht nuk e siguron këtë pavarësi dhe është i mbushur me burokraci që pengojnë një pjesë të madhe të shqiptarëve të mërguar të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas Bashës, qeveria e kryesuar nga Edi Rama është e fiksuar pas kontrollit dhe nuk do të pranonte zhvillimin e një procesi votimi jashtë ndikimit të saj. Ai kritikoi regjistrimin në një regjistër të veçantë, duke theksuar se shumica e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk janë të pajisur me dokumentet e nevojshme për të përmbushur këto procedura ligjore.

Basha gjithashtu ngriti shqetësimin se shumë emigrantë nuk kanë besim në shërbimin postar për të siguruar që votat e tyre të dorëzohen dhe numërohen në mënyrë të drejtë. Duke u shprehur me skepticizëm, ai tha se është shumë e vështirë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të zbatojnë këto procedura, dhe për këtë arsye, shumë prej tyre nuk do të jenë në gjendje të votojnë.

Pjesë nga intervista e Bashës:

Basha për BBC:

Propozimin për votën e diasporës e kemi konsoliduar prej 2016-ës, që do ta bënte votën e diasporës efektive, që çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote mund të ushtronte të drejtën e tij pa ndërhyrjen e qeverisë. Ndërsa propozimi që tani është kthyer në ligj, nuk e siguron këtë.
Shikoni, qeveria aktuale është e fiksuar pas kontrollit, do të çmendeshin nëse vota e diasporës do të zhvillohej jashtë kotrollit qeveritar. Prandaj dhe propozimi i tyre parashikon regjistrimin në një regjistër të veçantë, ç’regjistrim nga gjendja civile.

Dhe, të jemi të sinqertë e të drejtëpërdrejtë, pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë larguar nga vendi drejt Mbretërisë së Bashkuar e në vende të tjera për shkak të pakënaqësisë së thellë me politikat e qeverisë aktuale.
Shumë prej tyre nuk kanë dokumentat e vendeve ku kanë emigruar, si do të jenë në gjendje të zbatojnë këto procedura ligjore për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme?
Përgjigjja është e thjeshtë, ata nuk do të marrin dot pjesë.

Gazetari i BBC e pyeti Bashën nëse qytetarët jashtë vendit do të jenë në gjendje të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare me sistemin e ri.

Basha iu përgjigj:

Nëse ç’regjistrohen nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri, nëse regjistrohen në regjistrin e posaçëm, nëse kanë besim te shërbimi postar shqiptar që do të sjellë votën e tyre dhe që ajo do të numërohet në mënyrën e duhur, po. Por këto janë tre “nëse” të mëdha, dhe qeveria ka dështuar masivisht në këto pika në zgjedhjet e kaluara.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...