29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Detaje të reja mbi plagosjen e dyfishtë në Malësi të Madhe

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe. Incidenti ndodhi në hyrje të një lokali ku shtetasi Lul Rakaj shkrepte dy herë armën ndaj Besmir Qofit dhe Avenir Hasanajt, të cilët më pas u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vend, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit. Përpjekjet për arrestimin e tij janë përforcuar nga grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Njësia Shkodër, të cilat vijojnë kontrollet në zona të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...