29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ekstradohet nga Italia 52-vjeçari Agron Tufa, i dënuar për vrasje me dashje

Agron Tufa, një 52-vjeçar nga Nikla i Krujës, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri pas një vendimi të Gjykatës së Krujës, e cila e ka dënuar atë me 30 vjet burg për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi në vitin 2021, kur në bashkëpunim me një tjetër shtetas, H. R., vrau me armë zjarri K. H. në Nikël, Krujë, dhe më pas dogji trupin e viktimës.

Sipas policisë, Tufa u kap në Bari të Italisë në janar të vitit 2024, si rezultat i një operacioni të koduar “Informacioni”, i cili u zhvillua me bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe Policisë italiane. Tufa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krimin e rëndë të kryer në Shqipëri.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi Agron Tufa, 52 vjeç, banues në Nikël.

Ky shtetas u kap në Bari, Itali, në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...