27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Policia e Tiranës reagon për tentativën e rrëmbimit të një vajze 2-vjeçare në market në Tiranë

Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim të ri lidhur me ngjarjen e ndodhur pesë ditë më parë në një market në “Rrugën e Barrikadave”, ku një vajzë 2-vjeçare u tentua të rrëmbehej nga një grua. Pamjet e incidentit, që u bënë virale në rrjetet sociale, tregojnë gruan duke marrë në duar vajzën, për t’u rikthyer sërish në market pas pak minutash.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe shoqëruar 57-vjeçaren R. B., e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Në njoftimin e saj, policia thekson se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë vepruar menjëherë pas ngjarjes.

Pas njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, ne ju njoftojmë se kemi identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor,” thuhet në njoftim.

Prokuroria e kryeqytetit ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, duke e akuzuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...