25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

” A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi?”, Kiara Tito mbron veten pas komenteve për peshën në spotin e ri

Moderatorja Kiara Tito ka njoftuar një sezon të ri në “Portokallinë,” spektaklin e humorit në Top Channel, dhe ka vendosur të angazhojë ndjekësit e saj përmes një sesi pyetje-përgjigje. Një prej komenteve u fokusua në dukjen e saj në promo, duke e cilësuar si “të shëndoshë.”

Në përgjigje, Kiara shprehu se mund të kishte zgjedhur veshje për të kamufluar kilogramët e shtuar pas lindjes, por theksoi rëndësinë e pranimit të vetes ashtu siç jemi. “Pse të kamuflohem? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare,” tha ajo.

Kiara, e cila ka sjellë në jetë një princeshë katër muaj më parë, theksoi se shëndeti është më i rëndësishëm se sa kilogramët e shtuar. “Trupi do pak kohë për t’u rikthyer në formën siç ishte më parë. Deri atëherë, të kemi shëndetin, sepse çdo gjë tjetër rregullohet,” përfundoi ajo, duke shprehur se është e kënaqur me trupin e saj aktual.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...