Një studentë 23-vjeçare është arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, e akuzuar për vrasjen dhe varrosjen e dy fëmijëve të porsalindur jashtë Parmës. Ajo përballet me akuzat e vrasjes dhe fshehjes së trupave, me provat vendimtare që vijnë nga një test ADN-je.
Sipas hetimeve, fëmijën e parë ajo e ka sjellë në jetë dhe e ka vrarë një vit më parë, ndërsa vrasja e fëmijës së dytë është zbuluar më 8 gusht të këtij viti. Të dy fëmijët ishin fshehur në qese plastike dhe ishin varrosur në kopshtin e saj familjar në Traversetolo.
Familjarët, përfshirë prindërit dhe i fejuari i saj, njëzet e tri vjeç, nuk ishin në dijeni të shtatzënive të saj. Tani prokurorët po hetojnë nëse ka pasur ndihmës të tjerë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, që mund të kenë kontribuar në krimin e saj.