19.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Arrestohet 48-vjeçari në Elbasan, kapet me 2 mina me telekomandë në lokal

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi iu sekuestruan dy mina me telekomandë. Bëhet fjalë për shtetasin Artur Kazanxhi banues në Durrës, ndërsa është kapur në një lokal në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Sipas policisë rreth 48-vjeçarin kishin ardhur informacione se ai do të shiste këto mina me telekomandë. Të dy minat janë të lidhura me nga një celularë dhe janë modifikuar me dorë. Këto mina mund të shpërthejnë nga distanca, me anë të telekomandimit në çastin që autorët dëshirojnë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të minave me telekomandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre,   kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 48 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...