19.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dënohet me 2 vite burg , pasuritë i kalojnë shtetit

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Pasuria e tij kalon në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Kryeprokurori akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë, ndërsa theksoi se ky ishte vendim i shkallës së parë.

“GJKKO vendosi të cilësojë fajtor sot ish-prokurorin e përgjithshëm për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë. Gjyqtarja Daniela Shirka vendosi që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik dhe të sekuestrohet pasuria e tij. GJKKO kishte njoftuar se do e shpallte vendimin në orën 13:30, por në fakt gjyqtarja vonoi më shumë se një orë për të shpallur vendimin. Ajo bëri një rezyme të fakteve dhe provave për të dhënë vendimi dhe u ndal tek pasuritë e blera nga ish-kryeprokurori. Ky është vendimi i parë që GJKKO firmos ndaj një gjyqtari të lartë.”, -tha ajo.

Zoti Llalla në dalje nga godina e gjykatës, nuk pranoi të bënte komente. Ai dëgjoi në heshtje verdiktin i shoqëruar nga avokati Sokol Azizaj. Mësohet se në seancë kishte përfaqësues dhe të ambasadës amerikane. Llalla është ish-zyrtari i parë që cilësohet fajtor nga Gjykata e Posaçme e ngritur në kuadër të reformës në drejtësi. Do duhet të pritet verdikti i Apelit për të parë nëse zoti Llalla do të futet pas hekurave për të vuajtur dënimin.

Kujtojmë se hetimi u çel menjëherë pas largimit të tij nga institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili doli nga sistemi duke mos iu nënshtruar vettingut. Dosja kaloi në disa prokurori pasi të kalonte në SPAK. Në morinë e hetimeve SPAK iu drejtua institucioneve të huaja ligjzbatuese dhe autoriteteve gjermane ku ish-kryeprokurori Llalla transferoi familjen e tij në vitin 2017 me arsyetimin se ishte i kërcënuar. Sipas Gjykatës qiraja për apartamentin në Gjermani, por edhe shpenzimet për lindjen e bashkëshortes së tij në SHBA, nuk justifikoheshin nga të ardhurat e ligjshme të ish-kryeprokurorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...