24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kalojnë fundjavën në natyrë, mes procesit të divorcit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kanë zgjedhur sërish të kalojnë fundjavën në natyrë, larg nga zhurma dhe kaosi i jetës në kryeqytet. Pak orë më parë, Meta ndau një foto në rrjetet sociale, ku shihej i veshur me ngjyrën e tij të preferuar, jeshilen, dhe duke shijuar ambientin e gjelbëruar mes pemëve. Krahas fotos, ai shkroi: “Palestra më e mirë mbetet natyra”.

Nga ana tjetër, edhe Kryemadhi, e cila ndodhet në proces divorci, zgjodhi të ndajë me ndjekësit se ku po e kalon këtë të shtunë. E veshur me një bluzë gri dhe xhinse, ajo u shfaq e ulur në parvazin e një dritareje, duke parë nga pemët që rrethojnë zonën. Postimi i saj ishte i shkurtër dhe me një ton meditues: “Pa mendim…”.

Me anë të këtyre postimeve në rrjetet sociale, Meta dhe Kryemadhi duket se po shijojnë ndarjen nga njëri-tjetri në mënyrën e tyre. Ndërkohë që Meta është fokusuar te vrapimi dhe aktivitetet në natyrë, ai vazhdon të shijojë aventurat duke u hedhur në lumenj dhe dete. Kreu i Partisë së Lirisë njoftoi në qershor se ka nisur procedurat për divorc pas 26 vitesh martesë dhe një bashkëjetese të gjatë politike me Kryemadhin.

Tronditja në marrëdhënien e tyre u reflektua edhe në jetën publike, sidomos pas riformatimit të strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, ku Kryemadhi mbeti jashtë tyre. Prej disa muajsh, Meta nuk jeton më në shtëpinë e familjes, dhe në kërkesën për divorc ai paraqiti si adresë personale atë të Partisë së Lirisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...