23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Varianti i ri i COVID-19, XEC, identifikohet në Evropë, ja simptomat

Varianti i ri i COVID-19, i quajtur XEC, u identifikua për herë të parë në Gjermani në qershor dhe ka shfaqur prezencë në Britaninë e Madhe, SHBA, Danimarkë dhe disa vende të tjera. XEC ka disa mutacione të reja që mund të ndihmojnë përhapjen e tij këtë vjeshtë. Sidoqoftë, ekspertët besojnë se vaksinat aktuale duhet të ndihmojnë në parandalimin e rasteve më të rënda.

Profesor Francois Balouk, drejtor i Institutit të Gjenetikës në University College London, ka paralajmëruar se XEC mund të bëhet nënvarianti dominues gjatë dimrit, sipas raportimeve nga BBC.

Katër Simptomat Kryesore

Simptomat që përjetojnë pacientët me variantin XEC janë të ngjashme me ato të ftohjes dhe gripit. Katër simptomat më të zakonshme përfshijnë:

1. Temperaturë e lartë
2. Dhimbje
3. Lodhje
4. Kollë ose dhimbje fyti

Shumica e pacientëve ndihen më mirë disa javë pas infektimit, megjithatë, procesi i shërimit mund të zgjasë më shumë.

Mike Haney, analist që analizon të dhënat për COVID-19, ka theksuar se ka pasur një rritje të fortë të numrit të pacientëve me variantin XEC në Danimarkë dhe Gjermani. Në të njëjtën kohë, kryhen më pak teste rutinë se më parë, duke e bërë më të vështirë përcaktimin e shkallës reale të përhapjes së virusit.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thotë se është normale që viruset të pësojnë mutacione dhe të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...