10.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Parashikimi i motit, e Diel, 22 Shtator 2024

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites ku moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta do të karakterizohen zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Parashikohet që orët e pasditet të vijojnë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Orët e vona të natës do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet meteorologjinë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por ulen në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT