0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Dy shqiptarë plagosen me armë zjarri në Como, Itali: Autorët të maskuar dhe në arrati

Dy shtetas shqiptarë, Indrit Lleshaj, 44 vjeç, dhe Artan Llazari, 42 vjeç, janë plagosur rëndë me armë zjarri në qytetin Como, Itali. Ngjarja ka ndodhur të premten vonë, më 20 shtator, por detajet janë bërë publike në mediat italiane mbrëmjen e djeshme. Të plagosurit, që janë të njohur për autoritetet italiane, u qëlluan me disa plumba në gjoks dhe ndodhen aktualisht në spital. Njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe rrezikon jetën.

Sipas raportimeve, Lleshaj dhe Llazari udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, kur u bllokuan nga një automjet tjetër i paidentifikuar. Ndërkohë, një motoçikletë me dy persona të maskuar iu afrua. Autorët thyen xhamin e përparmë të Audi-t dhe qëlluan me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve sapo ata zbritën nga makina. Plumbat prekën kryesisht gjoksin dhe qafën e viktimave.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorëve. Ndërkohë, motoçikleta dhe makinat e përfshira janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Hetimet janë duke u zhvilluar në përpjekje për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe për të kapur përgjegjësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT