Një makinë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Lungomares, Vlorë. Sipas informacioneve, zjarri ka shpërthyer gjatë ecjes si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Për shkak të flakëve të shpejta, makina u dogj plotësisht brenda pak minutash. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar nga incidenti. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë zjarr.