8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Qëndrimet politike mbi lirinë e fjalës në internet, thirrje per ndryshim ligji

Ligjet ekzistuese që mbrojnë lirinë e fjalës në internet po vihen në pikëpyetje nga të gjithë spektrin politik të Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble, i hedh një vështrim qëndrimeve mbi këtë çështje nga kandidatja demokrate Kamala Harris dhe ai republikan Donald Trump.

Dy partitë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara kanë qëndrime të ndryshme për një sërë çështjesh, por ato janë dakord se kompanitë e mediave sociale duhet të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të tyre. Pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, pavarësisht se kush do t’i fitojë ato, mund të ketë ndryshim të ligjeve për mediat sociale.

“Nëse nuk kemi liri të fjalës, thjesht nuk kemi një vend të lirë,” thotë republikanin Donald Trump në faqen e tij të internetit, ku pretendon se e drejta e lirisë së shprehjes, e garantuar nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane, po shkelet nga disa kompani të mediave sociale.

Pas sulmit të 6 janarit në Kapitol, zoti Trump u ndalua përkohësisht të bënte postime në disa platforma të mediave sociale. Ai shpreh se, “Pas inaugurimit tim si president, do t’i kërkoj Kongresit të hartojë një projekt-ligj për ndryshimin e nenit 230, duke i hequr platformat e mëdha në internet nga biznesi i censurës.”

Neni 230, pjesë e ligjit të vitit 1996 mbi komunikimet, ka qenë thelbësor në krijimin e internetit që njohim sot, sipas Brandie Nonnecke, drejtore e Qendrës mbi Politikat e Teknologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley. Ajo thotë se “në fakt, ky ligj i fuqizon platformat, në mënyrë që ato të mbikëqyrin dhe të heqin përmbajtjen pa u rrezikuar që të hidhen në gjyq. Tani dëgjojmë shpesh se Amendamenti i Parë është duke u shkelur nga këto platforma. Megjithatë, Amendamenti i Parë ka të bëjë me kufizimet ndaj lirisë së shprehjes nga qeveria. Platformat e mediave sociale janë subjekte private, që mbrohen nga Amendamenti i Parë.”

Përpjekjet e mëparshme për të rishikuar nenin 230 kanë dështuar. Pas pezullimit të llogarive të zotit Trump në Twitter në vitin 2021, Florida dhe Teksasi, dy shtete me shumicë republikane, miratuan ligje që kufizonin aftësinë e kompanive të mediave sociale për të mbikëqyrur postimet politike. Megjithatë, këto ligje u pezulluan këtë vit, kur Gjykata e Lartë vendosi që kompanitë e mediave sociale kanë të drejtë të marrin vendime editoriale pa ndërhyrjen e qeverisë.

Politikanë nga Partia Demokrate, përfshirë Kamala Harris, shpesh akuzojnë kompanitë e mediave sociale se lejojnë shumë fjalime të dëmshme në platformat e tyre. Në vitin 2022, Nënpresidentja Harris krijoi një grup pune në Shtëpinë e Bardhë për trajtimin e këtij problemi, duke thënë se “urrejtja është bërë aq e zakonshme në internet sa që po normalizohet për shoqërinë dhe për përdoruesit, disa prej të cilëve mund të thonë se është bërë e pashmangshme.”

Tani për tani, e drejta e kompanive të mediave sociale për të kontrolluar përmbajtjen në faqet e tyre mbetet në fuqi, por për shumë politikanë dhe qytetarë amerikanë, kjo është ende një çështje e pazgjidhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...