Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë, Viserjon Metuku. Ngjarja ndodhi më 23 Shtator 2024, kur një 42-vjeçar, identifikuar si G. S. dhe banues në Shkozë, u plagos dhe u paraqit për ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT-së.
Sipas njoftimit të policisë, G. S. ka pësuar dëmtime në këmbë nga një mjet prerës, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.