31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Tragjedi në Egjeun Lindor: 3 të vdekur, 25 të zhdukur në përmbysjen e barkës me emigrantë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit në ujërat e trazuara të Egjeut Lindor, ku një barkë plastike me 33 persona në bord u përmbys pranë bregut të një ishulli grek. Sipas rojes bregdetare greke, nga ky aksident tragjik, bilanci aktual është 3 të vdekur, 5 të mbijetuar dhe 25 persona ende të zhdukur.

Nga raportimet, mes viktimave të mbytur janë edhe dy vajza të mitura, ndërsa 5 të mbijetuarit u shpëtuan falë ndërhyrjes së banorëve lokalë dhe peshkatarëve që ndodheshin pranë vendngjarjes. Fatkeqësisht, nuk u mund të bëhej gjë për të shpëtuar të tjerët.

Operacioni i kërkimit, i cili përfshin dhjetëra forca të rojes bregdetare, helikopterë dhe banorë lokalë me motoskafë, vazhdon ende. Por, me kalimin e orëve dhe përkeqësimin e kushteve atmosferike, shpresat për gjetjen e të zhdukurve gjallë po shuhen. Zona ku po zhvillohet operacioni është e njohur për terrenin e saj shkëmbor dhe rrymat e forta të detit, çka e bën edhe më të vështirë punën e ekipeve të shpëtimit.

Të shpëtuarit janë dërguar në spitalin e ishullit, ndërsa trupat e viktimave janë transportuar në morg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...