26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte disa zona të kryeqytetit

Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të dyshuar si furnizues të kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bulevardi”, u vu në pranga shtetasi me inicialet S. K., 44 vjeç, banues në Vorë.

Sipas Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve siguruan informacione se 44-vjeçari do të transportonte dhe shpërndante një sasi të konsiderueshme kokainë në zonën e Bulevardit të Ri dhe në segmentet rrugore që lidhin Tiranën me Urën e Paskuqanit.

Gjatë operacionit, shërbimet policore e lokalizuan dhe e ndaluan për kontroll në rrugën “Riglata”.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan dy paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale rreth 1 kilogram e 680 gramë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se S. K. furnizonte persona të tjerë me kokainë për shitje në doza, ndërsa një pjesë të lëndës narkotike e shpërndante vetë.

Policia bëri me dije se operacioni është vijim i aksioneve të mëparshme kundër trafikut të narkotikëve. Vetëm gjatë fazave të operacionit të koduar “Zonat”, të zhvilluar në muajt maj dhe qershor, janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...