24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Qeveria mbyll Kolegjin Universitar Wisdom pas skandalit të diplomave false

Qeveria vendosi sot mbylljen e Kolegjit Universitar Wisdom, pas skandalit të diplomave false që ka tronditur sistemin e arsimit të lartë. Në vendimin e Qeverisë përcaktohen detyrimet që i takojnë këtij institucioni, ndërsa vula e tij do të asgjesohet.

Kolegji Wisdom është i detyruar të përgatisë dosjen për çdo student që nuk ka përfunduar programin e studimit, duke siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për transferimin e tyre në një institucion tjetër të arsimit të lartë që plotëson kriteret ligjore. Kjo dosje duhet të jetë në dispozicion të studentëve brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tyre.

Përveç kësaj, Wisdom duhet të kthejë pagesat e kryera nga çdo student për pjesën e papërfunduar të programeve të studimit dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur. Institucionet e arsimit të lartë pranojnë aplikime për transferimin e studentëve të kolegjit universitar “Wisdom” deri më 20 nëntor 2024, për vitin akademik 2024-2025, në programe të njëjta apo të ngjashme studimi.

Detyrimet e tjera që ka Kolegji Wisdom përfshijnë:
a) Mbylljen e të gjitha veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore për vitin akademik 2023-2024;
b) Përgatitjen e dokumentacionit për transferimin e studentëve;
c) Kthimin e pagesave të kryera për ciklin e papërfunduar të studimeve;
ç) Dorëzimin e dokumentacionit ligjor, administrativ, financiar dhe akademik në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat;
d) Vendosjen në dispozicion të informacionit të kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Të gjitha shpenzimet për procedurat e mbylljes së Kolegjit Wisdom do të përballohen nga institucioni përkatës. Ministria e Arsimit, Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...