23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Nëna e 5 fëmijëve humb jetën pas një ndërhyrjeje estetike në Angli

Një nënë e pesë fëmijëve, Alice Webb, ka humbur jetën këtë javë në Angli pas një ndërhyrjeje estetike “jo-kirurgjike” në të pasme, e njohur si procedura ‘liquid Brazilian’. Zyrtarët britanikë kanë deklaruar se kjo është hera e parë që një person humb jetën në Britani nga kjo procedurë, megjithëse shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë publikuar. Në lidhje me rastin, dy mjekë janë arrestuar nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

34-vjeçarja ndërroi jetë mesnatën e së hënës në një spital të Gloucestershire, pasi u ankua për shqetësime dhe gjendje të rënduar shëndetësore. Bashkëshorti i saj ka reaguar publikisht për humbjen tragjike në rrjetet sociale, duke theksuar gjendjen e rënduar emocionale të familjes dhe fëmijëve të tyre.

Fëmijët janë shumë të dobët tani! Alice na la mesnatën e djeshme. Dy njerëz janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia,” shkroi ai në Facebook.

Raportimet tregojnë se procedura për të cilën Alice kishte vendosur konsistonte në injektimin e mbushësve dhe “acidit hialuronik” në të pasme për të rritur volumin e tyre. Alice Webb, e cila punonte si estetiste në një klinikë të quajtur Crystal Clear në Gloucestershire, nuk ia doli të mbijetojë pas komplikacioneve të kësaj ndërhyrjeje.

Në ndërkohë, një mikeshë e të ndjerës ka hapur një fushatë për mbledhje fondesh bamirësie për të ndihmuar familjen. Ajo e përshkroi Alice-n si një person të bukur, me zemrën më të madhe dhe plot mirësi, duke nënvizuar humbjen e madhe për komunitetin dhe familjen e saj.

Policia britanike ka konfirmuar arrestimin e dy personave të dyshuar për vrasje nga pakujdesia dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...